49 aksidente ajrore që nga nisja e këtij viti, ish-piloti jep arsyet pse po rritet rreziku

13/06/2025 21:08

Me plot 49 aksidente ajrore dhe mbi 250 viktima që nga fillimi i vitit 2025, një ish-pilot ka shpjeguar pse po rritet rreziku në transportin ajror.

Teksa janë regjistruar 250 viktima, ndër ngjarjet më të rënda janë përplasja e një avioni të American Airlines me një helikopter ushtarak dhe rrëzimi i fundit i një fluturimi nga India drejt Londrës. Këto ngjarje kanë ngritur shqetësime te pasagjerët: A është ende e sigurt të fluturosh?

Shawn Pruchnicki, ish-pilot i Delta Connection dhe tani ekspert në hetimin e aksidenteve ajrore, thotë se nuk është i befasuar nga rritja e aksidenteve.

Ai, aktualisht profesor në Universitetin Shtetëror të Ohajos, kujton një incident të ngjashëm që e kishte përjetuar vetë në aeroportin JFK:

Refuzuam të kalonim në një pistë, edhe pse na ishte dhënë leje. Vetëm pak sekonda më pas, një Boeing 747 kaloi me shpejtësi përpara nesh. Po të kishim ndjekur udhëzimin, do ishim përplasur.”

Dy problemet kryesore sipas tij janë mungesa kronike e kontrollorëve të trafikut ajror: “Janë të rraskapitur dhe e dinë se një gabim i vetëm mund të kushtojë jetë.”

Si dhe unësimi i pilotëve me përvojë të pamjaftueshme: “Linjat ajrore po nxitin trajnimin e pilotëve me më pak orë fluturimi për të plotësuar boshllëqet. Kjo shton rrezikun.”

Megjithatë siguria në fluturim mbetet në nivele relativisht të larta.

“Na duhen investime në teknologji që e përforcojnë rolin e njeriut, jo që e zëvendësojnë atë”-sugjeron eksperti.

Ai thekson se rreziku nuk qëndron në një gabim të vetëm, por në një sistem të tërë nën presion: staf i pamjaftueshëm, trajnim i dobët dhe trafik ajror gjithnjë në rritje.

Top Channel