Koka nxjerr video që pretendon për ‘tren bullgar’ nga PS, por nuk shfaqet asgjë, Lela: Ka sjellë variantin e shkurtër, por…

12/06/2025 22:58

Në studion e Top Story gazetari Bledian Koka ka publikuar një video ku pretendon se është dokumentuar ‘treni bullgar’ nga PS.

Ndërsa video transmetohej, në të shfaqej një djalë i ri që vulos një fletë dhe më pas e hedh në kosh, por Koka pretendon se kjo fletë është nxjerrë jashtë dhe më pas i është dhënë votuesit gati, dhe ai pasi është futur në qendër ka hedhur në kuti këtë fletë, dhe ka nxjerrë jashtë fletën bosh që ka marrë nga komisionerët.

Ndërsa panelistët i thanë se në këto pamje nuk shfaqet momenti kur fleta nxirret jashtë, Koka tha se ka ngatërruar video dhe ka sjellë variantin e shkurtër, dhe jo atë me 3 minuta e 20 sekonda. Këtë e ka pohuar edhe Alfred Lela.

 

 

Top Channel