
Kryeministri Edi Rama ka uruar 34-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste.
Ndërsa ka publikuar foton e një trëndafili të kuq, simbol i PS, ai shprehet se flamuri i socialistëve e progresistëve shqiptarë u ngjit më lart se asnjëherë, falë qytetarëve që u bënë bashkë për Shqipërinë 2030 në BE.
“MIRËMËNGJES
dhe me këtë simbol të flamurit të socialistëve e progresistëve shqiptarë, që në këtë 34 vjetor të valëvitjes së tij është ngjitur më lart se asnjëherë falë 856 mijë e 177 zemrave, të cilat u bënë bashkë për Shqipërinë 2030 në BE, ju uroj gëzuar ditëlindjen e Partisë Socialiste të gjithë anëtarëve të familjes sonë të madhe politike, si edhe një ditë të mbarë të gjithë të tjerëve pa përjashtim”, shkruan Rama.
Top Channel