Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve rinumëroi sot 42 kutitë e qarkut të Dibrës.

Nga rinumërimi rezultoi që grupet e numërimit të herës së parë i kanë hequr 17 vota Xhemal Gjunkshit, ndërsa Përparim Spahiut i kanë shënuar 49 vota tepër.

42 kutitë e Dibrës u hapën me kërkesë të kandidatit të PD Xhemal Gjunkshi i cili pretendon se vota e tij nuk është lexuar siç duhet.

Numërimi i votave sot nuk ndryshon rezultat se PD ka fituar dy mandate në listën e mbyllur në këtë qark.

Gjunkshi vjen pas Spahiut në listë të hapur i cili renditet para tij me 120 vota diferencë.

Pas rinumërimit Gjunkshi tha se u vërtetua që ka pasur tjetërsim të votës.

Xhemal Gjunkshi: Ka transferime të votave, nga partia te kandidati. Aty kam konstatuar sa janë votat e partisë dhe sa janë për secilin kandidat. Transferimi i votave përmbys rezultatin. Kërkoj të bëhet një krahasim i votave që janë numëruar për subjektet me tabelën e rezultateve e që kanë kandidatët.

Në rinumërimin e kutive të Dibrës rezultoi:

Alketa Agolli    -10 vota

Basir Çollaku    8 vota

Xhemal Gjunkshi -17 vota

Përparim Spahiu  49 vota

Ismail Uka     -4 vota

Ndërsa rezultati fillestar ishte:

Përparim Spahiu 6245

Xhemal Gjunkshi 6125

Basir Çollaku         5254

Alketa Agolli         1549

Ismail Uka              1511

Top Channel