“Makinën e lamë në Astir, ecëm në këmbë nëpër lagje”, Artan Tafani zbulon se sa u pagua për vrasjen e Albi Bashaliut: Lekët na i dha babai i Laertit  

11/06/2025 11:48

Sot po mbahet disa e dytë e dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Artan Tafani, pjesë e grupit të Leart Haxhisë i cili po rrëfen ngjarjet kriminale.

Siç raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha nën akuzë para Gjykatës së Posaçme janë të pandehur:

Lulzim Spahija (Arapi),

Artan (Marjus) Tafani,  i penduar

Ligor  Romacka,

Bledar Berberi,

Erisiano Abedini,

Mariglen Topuzi,

Enriko Xhahysa,

Bujar Abedini,

Idriz Manej.

Bashkëpunëtori i drejtësisë Artan Tafani rrëfehet për të dytën herë për togat e zeza të Gjykatës së Posaçme. Në vijim të dëshmisë të nisur një javë më parë, Tafani po jep detaje se sa u pagua për vrasjen e Albi Bashaliut.

Tafani tha se ai mori 20 mijë euro, dhjetë mijë i ka marrë Laert Haxhia dhe 20 mijë Lulzimi.

“Pasi mbaruam punë nuk na ndizej makina. E dogjëm makinën. Te vendi ku kishim lënë makinën tjetër për të ikur. Fshiva timonin që e kisha prekur. U nisa me vrap drejt rrugës kryesore. U nisëm për Tiranë, e lamë Benzin në Astir. Donim të shmangeshim nëpër lagje, ecnim në këmbë.

E lamë makinën te rrethrrotullimi i Astirit. Kemi marrë një pjesë të lekëve të vrasjes së Albi Bashaliut fillimisht 30 mijë euro. Mos gaboj, m’i dha lekët babai i Laertit, Qamili. Babai i Laertit Qamili çdo dy tre muaj vinte tek ne. Dhjetëmijëshen e fundit prapë e solli Qamili. Babai i Laertit Qamili çdo dy-tre muaj vinte tek ne. Dhjetëditëshen e fundit prapë e solli Qamili”, tha Tafani.

Top Channel