
I penduari i drejtësisë, Artan Tafani rrëfeu edhe një ngjarje tjetër atë të vitit 2022 , tritolin në shtëpinë e Bujar Tukut.
Ai tha sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha se i kishte thënë Laert Haxhiu se dyshonin që ai kishte mbajtur nipin e Aldo Bares, Xhulio Shkurtin.
“Nuk plasi e lamë ashtu në vendngjarje dhe ikëm”, tha Tafani për vendosjen e tritolit në banesën e Bujar Tukut.
Tafani: Sa herë merrnim makina, ato mbaheshin me emrat e të dashurave. Edhe një nga makinat e radhës e kishte e dashura e Laertit e cila me sa më kujtohet ishte nga Gjirokastra. Na duhej një makinë, pamë një makinë të parkuar ishte një çift brenda, trokitëm ju thamë jemi policia keni parkuar keq. Ajo goca u tremb, djalin e qëlluam me dackë. I zbritëm nga makina e morëm dhe ikëm. Laerti na priste në rrugën e vjetër dhe ne u kthyem mbrapsht, Laerti para, me Audi ne mbrapa.
Top Channel