
Prokurimet publike zbulojnë se për trajtimin e qenve endacakë hidhen miliona.
Por, paratë nuk kanë zgjidhur asgjë. Shpesh, trajtimi është çnjerëzor dhe kjo duket nga disa imazhe të forta që ne kemi siguruar.
Është data 22 Prill. Viti 2025. Kjo kamera sigurie, ndodhet në një rrugë pranë qendrës së Tiranës. Aty, gjithçka duket normalitet. Të paktën, deri në momentin që shfaqet një qen endacak që duket sikur tenton të larohet. Në trup, dallohet të ketë një send në ngjyrë rozë.
Pasi kafsha largohet nga rrezja e kameras, dikush i bën këtë foto shokuese. Qeni ishte goditur me shigjetë metalike. Sipas denoncuesve që kanë sjellë materialet në redaksinë e Inside Story, kafsha është goditur me pushkë sportive nga ky person i fiksuar në foto.
Nuk dihet nëse është punonjës i strukturës së bashkisë që duhet të kujdeset për kafshët apo një person i zakonshëm që nxjerr dufet tek qentë endacakë.
Në këto imazhe të tjera, shfaqen momentet kur punonjës të strukturave shtetërore kapin kafshët në rrugët e Tiranës. Nuk dihet nëse ato trajtohen, apo zhduken me këto metoda brutale. Të gjitha këto materiale, sipas aktivistëve janë depozituar në strukturat ligjzbatuese.
Top Channel