
Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me konfliktin e ndodhur një natë më parë tek rruga “Ali Demi”.
Në kërkim janë shpallur shtetasit F. D., 36 vjeç, D. Zh., 25 vjeç, M. D., 27 vjeç dhe F. S., 27 vjeç, pasi mbrëmë, rreth orës 23:00, në rrugën “Ali Demi” janë konfliktuar fizikisht dhe me sende të forta me njëri-tjetrin.
Si pasojë është dëmtuar shtetasi G. K., 26 vjeç, i dyshuar i përfshirë në konflikt, i cili mori ndihmën mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Me 26-vjeçarin do të kryhen veprime procedurale në vijim, sipas policisë, pasi ka deklaruar të dhëna kontradiktore për ngjarjen.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se gjatë konfiktit është qëlluar me armë zjarri në ajër.
Gjatë kryerjes së vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 1 shkop bejsbolli, 2 gëzhoja, 1 automjet dhe 3 celularë.
Top Channel