Telefonata me Tedi Blushin pas orarit të lejuar, Meta dënohet me 10 ditë për të mos frekuentuar palestrën e burgut

12/06/2025 13:35

Komisioni Disiplinor i Burgut 313 ka dënuar Presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta duke i ndaluar atij për 10 ditë frekunetimin e aktiviteteve sportive.

Shkak është bërë një telefonatë që Meta ka bërë me sekretarin e Përgjithshëm, Tedi Blushi përtej orarit të lejuar. 

Dënimi i Metës është konfirmuar edhe nga vetë Blushi, që e ka quajtur një vendim krejtësisht qesharak.

“Partia e Lirisë dënon me forcë edhe përpjekjen kriminale të Narkoregjimit, që pasi i kufizoi lirinë e lëvizjes duke e izoluar padrejtësisht, në mënyrë krejtësisht qesharake po tenton t’i heqë Presidentit Meta edhe të lirinë dhe të drejtën e fjalës për të komunikuar me gazetarët.  Rasti me qesharak, ndodhi sot kur Komisioni Disiplinor i IEPV “Jordan Misja” dënoi Presidentin Meta me 10 ditë për të mos ushtruar aktivitete sportive në ambientet e paraburgimit vetëm pse pak ditë më parë realizoi live një intervistë”, tha Blushi. 

Sipas tij “Këto praktika sa qesharake, po aq të neveritshme dhe represive, dëshmojnë fytyrën e vërtetë dhe degradimin e Narkoregjimit, që me ndihmën e SPAK po bëjnë çdo përpjekje për të goditur dhe izoluar liderët e opozitës. Presidenti Meta në krye të Partisë së Lirisë po drejton me vendosmëri dhe efiçiencë të plotë politike aktivitetin dhe qendrimet e saj politike, me gjithe kushtet e izolimit ai gëzon shëndet të plotë dhe garanton të gjithë gazetarët e pavarur se asnjë masë represioni apo kufizimi e imponuar nga Narkoregjimi nuk do të mund t’i ndalojë atij kurre lirinë e fjalës dhe të drejtën për të komunikuar me mediat e pavarura”.

Top Channel