Chelsea bëhet gati për Botërorin e Klubeve, “Blutë” e Londrës marrin të njëjtin vendim për Brojën dhe për portierin që i priti penalltinë Manajt

11/06/2025 17:20

Chelsea po përgatitet për Botërorin e Klubeve dhe duket se mediat britanike kanë zbuluar lojtarët që do të grumbullohen nga trajneri Maresca për në SHBA, ku do të mbahet dhe ky event.

Sipas tyre, sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja, i cili u kthye nga huazimi te Everton, nuk do të udhëtojë me ekipin për në këtë turne, me trajnerin italian që ia ka bërë të ditur yllit shqiptar që duhet të kërkojë për një skuadër të re këtë verë.

I njëjti fat është dhe për portierin serb, Djordje Petrovic, i cili i ndali penalltinë e Rey Manajt në duelin Shqipëri-Serbi. Telegraph zbulon se Maresca nuk ka preferuar ta grumbullojë gardianin serb, pavarësish se Chelsea nuk arriti dot të siguronte marrëveshjen me Milanin për transferimin e Mike Maignan.

Chelsea ndodhet në Grupin D të Botërorit të Klubeve, i cili do të startojë më 15 qershor dhe që do të keni mundësi ta ndiqni drejtpërsëdrejti në DigitAlb.

Top Channel