
Marina Meksikane njoftoi sekuestrimin e një totali prej 42.2 ton metamfetamine në perëndim të vendit.
Ky është një nga sekuestrimet më të mëdha të drogës të bëra ndonjëherë në historinë e Meksikës.
Sekuestrimi u bë gjatë një operacioni ushtarak në laboratorë të paligjshëm dhe klandestinë në shtetin e Michoacan, Meksikë dhe vlerësohet se metamfetamina e sekuestruar vlen më shumë se 50 milionë dollarë.
Vërehet se vendi është nën presion të fortë nga administrata e Presidentit Donald Trump në lidhje me trafikimin e drogës me origjinë nga Meksika në Shtetet e Bashkuara.
Në fakt, Trump ka nisur një “fushatë” agresive kundër hyrjes së drogës – veçanërisht fentanilit – në SHBA, ndërsa përmend trafikimin e drogës si një nga arsyet kryesore pse ai vendosi tarifa për importet nga Meksika.
Top Channel