
Të paktën 113 persona u arrestuan gjatë protestave në qendër të Los Angeles të hënën, tha Departamenti i Policisë së Los Angeles (LAPD).
96 persona u arrestuan pasi nuk pranuan të largoheshin nga protesta. Ndërkohë një person u arrestua me dyshimin për sulm me armë vdekjeprurëse, rezistencë ndaj arrestimit dhe vandalizëm, sipas departamentit të policisë së qytetit.
Përveç kësaj, 14 arrestime u bënë pasi disa ndërtesa u plaçkitën, tha departamenti.
Dy oficerë u plagosën gjatë protestave të hënën dhe u dërguan në një spital lokal për trajtim, thanë autoritetet pa dhënë detaje se si u plagosën oficerët ose shkallën e lëndimeve.
Pushka jo vdekjeprurëse u përdorën nga oficerët e LAPD, dhe turmat u shpërndanë përfundimisht deri në orën 3 të mëngjesit të së martës.
Top Channel