“Ditën mësim, natën modeling”/ Njësoj si në Itali, një tjetër mësuese pushohet nga puna pasi i zbulohet llogaria në OnlyFans

10/06/2025 18:47

Një mësuese e fizikës në Glasgou është përjashtuar nga mësimdhënia pasi u zbulua se ajo kishte një profil aktiv në platformën e njohur për përmbajtje për të rritur, OnlyFans.

Rasti ka ngjallur debat të gjerë në opinionin publik, duke rikthyer vëmendjen te kufiri mes jetës private dhe rolit publik të mësuesve.

Kirsty Buchan, 34 vjeç, ishte e punësuar në Shkollën e Mesme Bannerman në Glasgou, ku dikur kishte qenë edhe vetë nxënëse. Ajo u përjashtua nga Këshilli i Përgjithshëm i Mësimdhënies për Skocinë, i cili vlerësoi se sjellja e saj ishte në kundërshtim me standardet e integritetit dhe profesionalizmit të kërkuara nga mësimdhënësit.

Në OnlyFans, Buchan ishte e njohur me emrin Jessica Jackrabbit x, ku postonte përmbajtje me përshkrime eksplicite dhe erotike. Në një nga përshkrimet e saj ajo e quante veten “një mësuese e mirë që është bërë keq” me një “trup seksi dhe të ngushtë”.

Pavarësisht se përmbajtja nuk u shpërnda nga vetë ajo në ambjente shkollore, Këshilli arriti në përfundimin se mësuesja kishte dështuar ta mbante të ndarë jetën personale nga ajo profesionale, dhe se kishte ekspozuar identitetin dhe profesionin e saj në një mënyrë që diskreditonte sistemin arsimor.

Në deklaratën e saj, Buchan u shpreh se ishte detyruar të kërkonte të ardhura shtesë për shkak të pagës së pamjaftueshme si mësuese:

“Nuk doja të lija profesionin tim, por më duhej të fitoja më shumë. Kam pasur edhe punë të tjera para se të hapja profilin në OnlyFans. Imazhet e mia u shpërndanë ilegalisht te nxënësit – karriera për të cilën kam punuar gjithë jetën time u shkatërrua.”

Buchan konfirmoi gjithashtu se përfiton deri në 50,000 paund në muaj nga OnlyFans dhe se profili i saj ka qenë aktiv për më shumë se tre vjet.

Vendimi për përjashtimin e saj u shoqërua edhe me një reagim nga Këshilli i Qytetit të Glasgout, i cili theksoi rëndësinë e zbatimit të kodit të sjelljes nga të gjithë punonjësit e arsimit:

“Një mësuese që kërkon të ardhura shtesë përmes faqeve të tilla diskrediton shkollën, këshillin dhe vetë profesionin.”

Rasti i Kirsty Buchan vjen pas disa rasteve të ngjashme në Evropë dhe SHBA, duke shtyrë përpara një debat të ri mbi të drejtën e mësuesve për jetë private, përballë pritshmërive publike dhe etike që mbart roli i tyre në shoqëri.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel