
Thomas Strakosha, portieri i Kombëtares shqiptare foli pas barazimit 1-1 me Letoninë për DigitAlb.
Gardiadi i portës së Shqipërisë i cili bëri një pritje të rëndësishme në ndeshjen e sotme duke mos e lejuar ekipin letonez të merrte avantazhin në minutat e para të ndeshjes nga pika e bardhë e penalltisë.
Strakosha tha se munnhgoi goli i dytë dhe se ekipi duhej të ishte më i përqendruar.
“Na mungoi goli i dytë. Duhet të ishim më të përqendruar, kemi treguar që nuk e kemi kaq të thjesht. Duhet të mbrojmë më të mirë dhe të e
E pyeta Bozhiqin çfarë mendonte, më tha mendimin e vet.
Duhet të mbanim topin mbrapa më shumë në pjesën e parë. Dhamë 4-5 korne në pjesën e parë, nuk duhej kaq thjesht.
Asgjë nuk ka mbaruar, duhet të merrnim edhe dy pikë këtu. Duhet të shikojmë veten tonë, të marrim pikët brenda në shtëpi me Letoninë.
Në pjesën e parë Silvinjo normalisht nuk ishte i lumtur”, u shpreh Strakosha për DigitAlb.
Top Channel