
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte paralajmëroi se Rusia po përhap “terrorizëm nga ajri” dhe theksoi se aleanca duhet të përgatitet seriozisht për një përballje të mundshme ushtarake.
Sipas Reuters, Rutte pritet të kërkojë një rritje pesëfish (400 për qind) të kapaciteteve të mbrojtjes ajrore, për të përballuar kërcënimet në rritje që vijnë nga Rusia, veçanërisht në lindje të Evropës.
“NATO duhet të forcojë menjëherë mburojën që mbron qiellin. Rreziku është real, dhe ne duhet të jemi të gatshëm”, pritet të deklarojë ai.
Përveç mbrojtjes ajrore, Rutte do të bëjë thirrje për shtim masiv të kapaciteteve ushtarake, duke përfshirë mijëra automjete të blinduara, tanke dhe miliona predha artilerie, shkruan Skynews.
Gjithashtu, një tjetër pikë kyçe në fjalimin e tij është dyfishimi i aftësive të mbështetjes logjistike dhe mjekësore, për të siguruar që forcat e NATO-s të jenë të përgatitura për operacione të gjera dhe të zgjatura nëse nevoja do ta kërkonte.
Deklarata e Rutte vjen në një kohë tensionesh të shtuara ndërkombëtare, me përshkallëzim të konfliktit në Ukrainë dhe shqetësime të thella për destabilitetin e mundshëm në Ballkanin Perëndimor dhe vendet baltike.
“Russia is spreading terror from the skies”: NATO prepares for war and calls for a 400% increase in air defense
Today, the NATO Secretary General will make a strong statement in London. Reuters has reviewed excerpts of his speech. What will Rutte say?
📍NATO needs to strengthen… pic.twitter.com/bBPs7gzirt
— NEXTA (@nexta_tv) June 9, 2025
Top Channel