“Donim të fusnim trupin e Afrim Bunjakut në makinë, por të shtënat nuk ndalonin”, polici tregon sulmin e Banjskës: Qëlluam shtyllat e ndriçimit që të mbroheshim

09/06/2025 14:42

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pas policit Alban Rashti, dha dëshminë e tij polici Çlirim Shaqiri.

Ai ka përshkruar momentin kur është larguar trupi i rreshterit Afrim Bunjaku, duke shtuar se s’kishte puls kur e futën në veturë për ta larguar

Më është thënë nga kolegu Alban, që të bëjmë dëmtimin e ndriçimit për shkak se kemi qenë në pozicion të zbuluar dhe se kemi qenë në rrezik për jetën. E kemi fikur ndriçimin në atë lokacion dhe kolegu Mirsadi e ka marrë veturën tjetër dhe është afruar te trupi i rreshterit të ndjerë dhe ka filluar ta tërheqë trupin e ndjerë të rreshterit, ku i ka ndihmuar edhe një kolegë tjetër nga stacioni policor i Zveçanit, por për shkak të sulmit nuk kanë mundur vetëm ata dy ta fusin në veturë, Mirsadi ka kërkuar ndihmë nga unë dhe Albani dhe Albani ka thënë se për shkak të gjendjes së rëndë nuk mund ta bëjë tërheqjen dhe me ka thënë të iu ndihmoj kolegëve. Kam dalë te pjesa e kolegëve dhe jam munduar ta shtyj trupin për ta futur në veturë nga pjesa e pasme, e kemi vënë re që s’po mundemi dhe jam sjell rreth veturës dhe kam fillu ta tërheq dhe kemi arritë me futë në veturë. Në ato momente kam kontrollu për puls edhe pse sulmi asnjëherë nuk është ndalur, e nuk kam mujt me vërejt puls, por për shkak të sulmit nuk kemi mund t’i japim ndihmë tjetër. Mirsadi me një kolegë të Zvecanit kanë arritë, përkundër që janë sulmuar në ato momente, kanë arritë me tërhjekë trupin dhe me vazhdu në drejtim të Mitrovicës së Jugut dhe unë jam kthyer te kolegët e mi aty afër kamionit”, ka rrëfyer Shaqiri, i cili po ashtu ka mbetur i lënduar nga sulmi terrorist i 24 shtatorit në Banjskë.

Top Channel