“Lumbardhi më ka ngacmuar, por unë…”/ Deklarata e Xhenetës nervozon Kaderin, lë studion në mes të emisionit

08/06/2025 17:10

E ftuar në rubrikën “E Diell”, ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Kader Kicaj, tregoi se aktualisht nuk është në një romancë.

Unë jam shumë mirë, jam në paqe, jam single”, tha ajo.

Ndërkohë, gjatë debatit që vijoi më tej, Xheneta tregoi se ish-partneri i Kaderit, Lumbardhi, me të cilin u njoh gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP Kosova”, e ka ngacmuar. “Por, unë refuzova”, për shkak të respektit që kisha për Kaderin”, tha Xheneta. Por, kjo temë tensionoi Kaderin, e cila vendosi të ndërpresë diskutimin dhe të largohet nga studio.

Pjesë nga diskutimi:

Xheneta: Kur unë kam dalë nga BBV, normalisht që shumë ish-banorë të BBV 1 dhe 2, u bëjnë folloë gocave. Unë e di që në Big-un e saj, Kaderi ka qenë e lidhur. Kur kam dalë unë jashtë, dolën llafe që unë jam ngacmuar me atë. Nuk ka ndodhur kurrë. Unë nuk e kam pasur shoqe Kaderin, e kam takuar vetëm një herë në lokalin e një shoqeje…

Kaderi: A ka mundësi ta ndërpresim këtu këtë muhabet, se unë nuk erdha të flas për ex-at këtu…

Xheneta: Një shembull po themi… Po them që për, meqë e kisha takuar një herë Kaderin, kur më ka bërë ai folloë mua, më ka ngacmuar, unë nuk ia kam kthyer.

Kaderi: Jo, nuk e vazhdoj. Për diçka kaq persona, nuk dua të flas.

Xheneta: Unë e kisha te esenca se kam pasur respekt për të. Nuk e di pse u mërzit kaq shumë.

Top Channel