Nëna e Elon Musk pozon për fotografin shqiptar, mes veprave të artistes shqiptare Adela Osmani në New York Korça ka çelur sezonin turistik me karnavalet.
Sikundër është bërë traditë çdo vit, Festivali Ndërkombëtar i Karnavaleve ka shënjuar fillimin e sezonit të verës përmes një parade me maska dhe kostume shumëngjyrëshe.
400 artistë, të rinj dhe fëmijë veshur me kostume e maska me tematika të ndryshme të grupeve nga Shqipëria, Greqia, Bullgaria, etj kanë marshuar në bulevardet kryesore të qytetit duke vijuar me një festë në Pazarin e Vjetër.
“Ne vijmë nga Bullgaria. Ky është grupi jonë që përfaqëson një dasmë tradicionale bullgare. Me veshjet tona, ne trembim shpirtrat e këqij dhe bëjmë që të dukemi të frikshëm që ti largojmë ata. Është hera jonë e parë këtu, është me të vërtet shumë bukur.”
“Ne vijmë nga Greqia dhe jemi ëngjëj të parajsës. Jemi shumë të lumtura që po përfaqësojmë shtetin tonë. Është hera jonë e parë këtu. Është e mrekullueshme. Njerëzit këtu janë shumë të sjellshëm, na pëlqen shumë qyteti. Faleminderit shumë që na mirëpritët.”
Atmosfera e veçantë është ndjekur nga qytetare e vizitorë të shumtë të cilët kanë shijuar gjithçka që ky edicion i 18 i festivalit të karnavaleve ka përcjellë.
Top Channel