E akuzuan si dhunues në eventin e famshëm, flet për herë të parë Xhani Demika: Disa persona tentuan të hyjnë në zonën ku ishte Adam Port…

08/06/2025 17:54

Një blogore akuzoi për dhunë menaxherin e VIP-ave, Xhani Demikën, gjatë një eventi që u mbajt mbrëmjen e 31 majit në zonën e Liqenit Artificial në kryeqytet, ku i ftuar ishte DJ me famë botërore, Adam Port.

Natën e 31 majit, jam dhunuar nga një person për mua i panjohur Xhani Demika. Jam dhunuar verbalisht me fjalët më të rënda që mund t’i drejtohesh një femre dhe fizikisht, duke qenë e vetme përballë dhunuesit dhe bodygurdave të eventit, të cilët nuk bënë asgjë për të parandaluar dhunën e ushtruar. Si këto evente organizohen dhe do te organizohen të tjerë, ku mijëra vajza marrin pjesë dhe askush nuk e imagjinon që në një natë qejfi do të dalësh prej aty e denigruar”, ishte postimi i Artela Papazjan, i bërë pak ditë më parë.

Vetë Xhani reagoi këtë të diell, teksa ishte i ftuar në rubrikën “Trotuar”, në “E Diell”. Ai u shpreh se nuk ka dhunuar fizikisht askënd, në asnjë nga eventet, për të cilat ka punuar.

Xhani: E kam lexuar atë lajm, e kam marrë me shaka dhe me humor. Të gjithë më njohin, unë jam i vetmi person që nuk kam përdorur kurrë dhunë, as ofendime. Jam ai person që mund të merrem me 30 mijë persona në një natë dhe nuk ndodh që unë të acarohem apo të zihem. Nuk e di fare kush është ajo vajza, që më ka nxjerrë mua si dhunues verbal a fizik.

Xheneta: Nëse nuk ke bërë gjë, mendoj se atë gocën duhet ta denoncosh, sepse nuk mund të shpikësh gjëra të tilla.

Xhani: Nuk merrem fare me denoncime.

Xheneta: Thonë që ka edhe një video, ti ke pasur ndonjë përballje me atë?

Xhani: Atë natë, në atë zonë ku kam qenë, kam pasur përballë 7000 veta, që kanë tentuar të hyjnë në zonën ku ka qenë Adam Port. Unë nuk do kem lejuar njerëz që nuk kanë pasur atë shiritin në dorë dhe siç duket, njerëzit e kanë marrë shumë personale. Kërkoj ndjesë nëse i kam kthyer fjalën.

Top Channel