Fotoja e 2022-shit trondit Greqinë/ 20-vjeçari që u vra pak ditë më parë në Selanik, dikur protestonte për tifozin e vrarë të PAOK-ut 16/03 20:13
Disa persona u plagosën pasi një grua i sulmoi me thikë të shtunën në mbrëmje (07/06) në Mynih.
Viktima ishte një grua 30-vjeçare me origjinë bullgare, e cila u qëllua nga policia dhe përfundoi në spital pak kohë më vonë.
Gruaja sulmoi kalimtarët me thikë në Theresienwiese, vendi ku mbahet Oktoberfest në vjeshtë, sipas BILD dhe Abendblatt.
Oficerët e policisë patrulluese e qëlluan atë dhe gruaja u dërgua në spital, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale urgjente, por ndërroi jetë nga plagët e marra.
Motivi i sulmit mbetet i paqartë, ndërsa BILD raporton se ajo vuan nga “sëmundje mendore”. Policia ka thënë se “nuk ka më rrezik për publikun”.
Numri i të plagosurve mbetet i panjohur .
Top Channel