
Mario Mitaj tha për DigitAlb se ishte një paraqitje shumë e mirë nga Kombëtarja dhe se mungoi një detaj i vogël për të fituar ndeshjen.
Mbrojtësi i Kombëtares tha se nuk i lanë ekipin kundërshtar t’i sulmojë apo të krijojë rrezik duke shtuar se ishte një ndeshje e mirë në te gjitha repartet.
“Unë gjithmonë dua të luaj me ritëm të lartë, shokët e ekipit që kam në Arabi kanë luajtur në Europë dhe më ndihmojnë që mos të ulem me ritmin e lojës. Kemi luajtur mirë, ishte ndeshje me kualitet nga të dyja ekipet, na mungoi goli, por bëmë një ndeshje super të mirë të gjithë, duhet të fokusohemi te ndeshja tjetër. Unë me thënë drejtën lidhem mirë me të gjithë çunat, si me Bajramin dhe Hoxhën, nuk është se preferoj dikë, të gjithë luajnë mirë, më pëlqeu që bashkëpunuam me njëri-tjetrin. Mbas pjesës së parë patëm pas psikologji shumë të lartë, por na mungoi ai detaji i vogël për të fituar ndeshjen. Nuk i lamë të na sulmojnë shumë apo të krijojnë rrezik. Është ende fillim kemi luajtur 3 ndeshje, kemi të tjera dhe shkojmë vetëm për fitore në të gjitha ndeshjet” u shpreh Mitaj për DigitAlb.
Top Channel