“I zhgënjyer për rezultatin, krenar për djemtë”/ Sylvinho analizon në DigitAlb sfidën me Serbinë: Penalltia e Manajt? Vendimi im

07/06/2025 23:49

Shqipëria barazoi pa gola përballë Serbisë në “Arenën Kombëtare”, duke marrë një pik në rrugëtimin drejt Botërorit 2026.

Tekniku brazilian i Kombëtares, Sylvinho, ka analizuar në DigitAlb këtë përballje, duke u ndalur nga penalltia e Manajt te vendimi për të mos lënë Brojën dhe Hoxhën 90 minuta.

“Bëmë një paraqitje të mirë sipas meje. Nuk jam i lumtur me rezultatin, por me mënyrën si u përfaqësuam. Në pjesën e parë ishim më mirë, në pjesën e dytë u hap pak skuadra. Por ishte një përfaqësim dijnitoz.

Ky është futbolli, jam i zhgënjyer për rezultatin, por jam gjithë krenar për lojtarët e mijë. Janë momentet e caktuara që vendosin ndeshjen.

Penalltia gjithmonë është diçka e vështirë. Ishte zgjedhja ime dhe penalltia. Provuam në stërvitje, me Asllanin, Uzunin, Bajramin, Asanin, por në fund vendosëm për Manajn. Kjo ishte zgjedhja ime. 

Ne nuk kemi një formacion të përcaktuar, kemi më shumë lojtarë nga mund të zgjedhë, duke theksuar aspektet teknike që mua më pëlqejnë.

Ishte një ndeshje e barabartë, Broja ka shumë kohë që nuk luan 90 minuta. E njëjta gjë edhe për Manajn, që pati një gjendje gripale. Hoxha luajti mirë, por u shfaq i lodhur. Asani dhe Bajrami nuk kanë luajtur shumë këto kohët e fundit, por unë i kam në konsideratë në ndeshjet e ardhshme. 

Kanë qenë të vështira për ne që të bënim zgjedhjet. Manaj është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne. Kundër Andorrës shënoi 2 gola. Daku është një futbollist me forcë fizike të madhe. Duhet të bënim zgjedhje inteligjentë. Zgjodha Manajn për eksperiencën. Daku i sjell forcë ekipit edhe kur futet nga stoli”, u shpreh Sylvinho për DigitAlb.

Top Channel