
08/06 04:40
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni, ka komentuar ndeshjen, ku u ndal dhe te paraqitja e Rey Manajt, i cili gaboi një 11-metërsh.
Sulmuesi shqiptar tha për “DigitAlb” se Manaj i ka shënuar të gjitha penalltitë në stërvitje dhe se rasti me Serbinë ishte vetëm çështje fati.
“Rey Manaj ka bërë paraqitje të mirë në sulm si Broja apo dhe Hoxha, penalltia ishte çështje fati. Kemi gjuajtur dje penallti me Manajn dhe i kemi shënuar të gjitha. Ishte çështje fati.
Është e vërtete, Letonia është kundërshtar i fortë duhet të japim maksimumin siç u futëm sot në fushë kundër Serbisë, të japim maksimumin për të marrë 3 pikët në ndeshjen e radhës”, tha Uzuni për DigitAlb.
Top Channel