FOTOT/ Humbi mundësinë e artë përballë Serbisë, shikoni reagimin e Manajt sekondat e para pas gabimit të penalltisë

07/06/2025 21:45

Rey Manaj ka gabuar nga pika e bardhë duke humbur një shans të artë për të kaluar Shqipërinë në avantazh në frymën e fundit të pjesës së parë.

Kështu pjesa e parë e kësaj përballjeje me Serbinë është mbyllur me rezultatin 0-0, teksa mbetet e ndezur shpresa se Shqipëria do të shënojë në pjesën e dytë.

Në fotot e mëposhtme gazetari i Top Channel Endi Tufa ka kapur emocionet në fytyrën e Manajt pasi humbi penalltinë, teksa Qazim Laçi e përqafon.

 

 

 

FOTO GALERI
1/11

Top Channel