
Shqipëria ka barazuar pa gola përballë Serbisë në “Arenën Kombëtare”, në atë që cilësohej ndeshja më e rëndësishme e kësaj fushate kualifikuese të Botërorit 2026.
Sfida e transmetuar drejtpërsëdrejti në DigitAlb, nisi me ritëm të lartë nga të dyja skuadrat, por kuqezinjtë ishin më agresivë, duke tentuar disa herë drejt portës me Mitajn dhe Laçin. Gjithsesi, shansi më i artë ishte në fndin e pjesës së parë, me Hysajn që fitoi një 11-metërsh, por Rey Manaj u ndal nga Petrovic.
Pjesa e dytë, ishte gjithashtu me ritëm të lartë, me Brojën dhe Uzunin që u shkëputën disa herë në krahun e djathtë, ndërsa Bajrami gjithashtu kishte një shans të artë për të ndëshkuar serbët në minutën e 72’, por tentativa e tij u ndal nga Petrovic.
Në minutat e fundit, skuadrat tentuan të srprizonin njëra-tjetrën, por nuk kishte më raste të pastra, duke ndarë pikët pas vërshëllimës së fundit të bilbilit nga arbitri.
Kështu Shqipëria vijon të qëndrojë në vendin e dytë në renditje me 4 pikë, teksa takimi tjetër do të jetë ai pas tre ditësh kundër Letonisë në transfertë, të cilën do të mund ta ndiqni drejtpërsëdrejti në DigitAlb.
REZULTATI:
SHQIPËRI 0-0 SERBI
KOMENTI:
90+7′ Mbyllet sfida në një barazim pa gola!
90′ Akordohen 6 minuta shtesë.
87′ Largohen Maksimovic dhe Zivkovic, në vendet e tyre futen Nedeljkovic dhe Gudelj.
85′ Zëvendësim te Shqipëria. Largohet Shehu dhe në vendin e tij futet Ramadani.
80′ S. Mitrovic shkakton një ndërhyrje të gabuar ndaj Hysajt dhe ndëshkohet me karton të verdhë.
76′ Largohet Mitrovic dhe në vendin e tij futet Jovic.
75′ Zëvendësim te Shqipëria. Largohet Broja dhe në vendin e tij futet Uzuni.
72′ Daku jep një top mjaft të bukur te Bajrami, por tentativa e këtij të fundit ishte mjaft e lehtë për t’u kontrolluar nga Petrovic.
69′ Largohen nga fusha Samardzic dhe Terzic, në vendet e tyre futen Maksimovic dhe Stefan Mitrovic.
63′ Dy zëvendësime te Shqipëria. Largohen Manaj dhe Hoxha, në vendet e tyre futen Daku e Bajrami.
57′ Samardzic provon me një gjuajtje në hyrje të zonës, por topi shkon jashtë. (VIDEO)
53′ Mitrovic godet me kokë, por Strakosha realizon një superpritje.
49′ Broja shkëputet sërish në zonë dhe hedh një top mjaft të bukur në zonë, por askush nuk ishte aty për të goditur.
46′ Nis pjesa e dytë!
45+2′ Mbyllet pjesa e parë!
45+1′ Manaj gabon nga pika e bardhë. (VIDEO)
45′ Akordohet 1 minutë shtesë.
45′ Penallti për Shqipërinë. Hysaj pengohet në zonë dhe Massa akordon 11-metërsh për kuqezinjtë.
43′ Asllani hedh një krosim në zonë, por goditja e Ajetit shkon larg kuadratit.
35′ Harkim i bukur nga Hoxha, me Manajn që godet me kokë, por topi shkon jashtë kuadratit. (VIDEO)
34′ Qazim Laçi lëviz bukur në krah dhe tenton të surprizojë me një gjuajtje nga distanca, por topi shkon në duart e Petrovic.
32′ Vlahovic tenton të godasë nga distanca, por mbyllet në kohë nga Gjimshiti.
30′ Broja lëviz shumë shpejt në krah dhe shtyhet nga Pavlovic, por gjyqtari akordon vetëm rivënie fundore.
20′ Vlahovic provon me një gjuajtje nga distanca, me topin që shkon mbi kuadrat.
19′ Gjimshiti shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.
17′ Pavlovic shkakton një ndërhyrje të gabuar për të ndalur Brojën dhe ndëshkohet me karton të verdhë.
11′ Mitaj tenton me një predhë nga distanca, e cila ndalet nga portieri Petrovic. (VIDEO)
5′ Zivkovic provon me një gjuajtje të lehtë nga distanca, që grushtohet nga Strakosha. (VIDEO)
1′ Starton sfida historike në Tiranë, kuqezinjtë vetëm për fitore.
Formacionet zyrtare:
Top Channel