“Diejt e të gjitha tokave”/ Prezantohen në Tiranë veprat e piktorit italian “Enzo Cuchi”

07/06/2025 15:30

Ekspozita “Diejt e të gjitha tokave”, prezanton për artdashësit shqiptarë veprat e Enzo Cucchi, një ndër piktorët më të njohur të pikturës italiane bashkëkohore.

Vij për herë të parë në Tiranë dhe për mua është shumë emocion. Na ndan vetëm një det i vogël dhe jam i kënaqur të jem sot këtu në kontakt të drejtpërdrejtë me publikun shqiptar.”, shprehet Enzo Cuchi, piktor.

Veprat e ekspozuara në Qendrën për Hapje dhe Dialog janë një rrëfim për Italinë e viteve ’80, një vend që sapo kishte dalë nga tranzicioni, por dhe një tension mes të shenjtës dhe progresit, midis jetës së brendshme dhe botës së globalizuar

Kjo ekspozitë është një dialog mes artistit dhe vendit ku ndodhet mes kujtesës së tij italiane, peizazhit shqiptar, mes dritës së diejve, ndonjëherë edhe errësirave që na ndajnë”, shprehet Jetona Koçibelli, drejtoreshë e COD.

Janë tablo shumë të bukura të një artisti që e vlerësoj shumë. Është kënaqësi e madhe që t’i ndajmë me publikun, me artistët, sepse piktura është pika më e lartë e poezisë, përkthyer përmes vizatimeve dhe ngjyrave. Kjo ekspozitë do të mbetet në historinë e kësaj ndërtese”, shprehet kryeministri Edi Rama.

“Diejt e të gjitha tokave”, ekspozita që konceptohet simbol bashkimi mes dy brigjeve, një urë arti dhe reflektimi do të qëndrojë e hapur në ambientet e Kryeministrisë deri në 5 korrik.

Top Channel