Ky që shihni në këtë foto është Lalush Gecaj, 25 vjeç.

Dikur e kishte provuar izolimin kur kishte mbajtur peng një mikun e tij ndërsa mbrëmjen e kësaj të enjte u arrestua pasi u kap duke shpërndarë kokainë në Kamëz.  Forcat e komisariatit nr 5 në tiranë kishin rënë në gjurmë të tij dhe e kapën në flagrancë duke shpërndarë drogë.

Aktiviteti i tij ishte i fokusuar në zonën e Kamzës dhe të Valiasit ku tregtonte bar kafet më të frekuentuara si edhe ambientet me të rinj ku kishte ndërtuar një rrjet blerësish.

25 vjeçari jetonte në Durrës por çdo dite vinte në Kamëz ku kishte krijuar tregun e tij të kokainës.  Pas arrestimit policia ushtroi kontroll edhe në banesën e tij ku sekuestroi në cilësinë e provës materiale qese plastike me kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje, 2 armë të ftohtë(thikë dhe shkop metalik si të policisë, 1 peshore elektronike si dhe një shumë parash e përfituar nga veprimtaria kriminale.

Përdorimi i drogës, sidomos nga të rinjtë, është kthyer në një problem serioz social. Në Tiranë, disa zona konsiderohen me risk të lartë edhe nga vetë policia.

Droga që konsumohet më së shumti në kryeqytet rezulton të jetë kokainë dhe zonat më problematike edhe për vetë policinë janë Tirana e Re, Ish-Blloku, Lapraka dhe Kamza.

Top Channel