
06/06 23:00
Këshilltari tregtar i Donald Trump, Peter Navarro, u përpoq ta minimizonte grindjen midis tij dhe Elon Musk, duke u thënë se pronari i Teslës ishte thjesht “një punonjës i posaçëm qeveritar me një datë skadimi”.
“Njerëzit vijnë e shkojnë në Shtëpinë e Bardhë”, tha Navarro ndërsa theksoi gjithashtu se kritikat e Musk ndaj projektligjit të Trump, i cili është cituar si një pikë fërkimi mes tyre, mbi politikën e brendshme janë të pabaza dhe nuk ka arsye për shqetësim.
Musk, të cilit iu dha një titull i posaçëm qeveritar për të drejtuar Departamentin e Efikasitetit të Qeverisë (DOGE), u largua zyrtarisht nga administrata javën e kaluar.
Top Channel