
Kryeministri Edi Rama mori pjesë në “Bread & Heart” Festival, një ngjarje e re europiane, që bashkon në Tiranë mbi 150 arkitektë të mirënjohur ndërkombëtarë nga Europa, Azia, Amerika Veriore e Jugore, të cilët punojnë në Shqipëri, së bashku me partnerët e tyre lokalë dhe të ftuarit e tyre.
Arkitekti portugez, Alvaro Siza, mori pjesë sot në Festivalin Ndërkombëtar të Arkitekturës “Bread and Heart” ku tregoi se si u njoh me kryeministrin, Edi Rama.
Ai rrëfeu se kryeministrin e njohu përmes një kolege e cila i tregonte për një kryetar bashkiak që po rinovonte Tiranën dhe që shpresonte për një jetë më të mirë për popullsinë.
“Kryeministër i Shqipërisë, Edi Rama, për fat të keq nuk munda të vija. Dikur kam vizituar detin Adriatik dhe gjithashtu vija nga Kroacia. Camille Rebelo që po projektonte një kullë në Tiranë më kishte folur me entuziazëm për një vend ku arkitektura nuk konsiderohet një luks i nevojshëm. Ai më tregonte për një kryetar bashkie që po rinovonte Tiranen dhe që shpresonte për një jetë më të mirë për popullsinë. Më çoi në një ekspozitë ku shfaqeshin punimet e kryetari të bashkisë dhe kryeministrit të tanishëm. Më vonë u takuam në Porto dhe mora ftesën për një plan në Adriatik, e pranova me entuziazëm. Projekti u zhvillua me lehtësi e dialog”, u shpreh arkitekti portugez
Top Channel