
Eagle Beat Festival vjen për 3 ditë radhazi për një festë të jashtëzakonshme. Më 13, 14, 15 qershor, Tirana do të elektrizohet nga tingujt e muzikës më të mirë nga emrat më të njohur ndërkombëtar.
Më shumë se 30 artistë ndërkombëtarë dhe vendas, do të jenë pjesë e këtij festivali.
Tashmë line-up i plotë i tre ditëve të festivalit është publikuar. Ditën e parë, vjen në skenën e Eagle Beat, Dimitri Vegas & Like Mike, Tujamo, Marnik, DJ Aldo, Rea, Benny Romeo, Miss Ilda.
Më datë 14, publiku do të çmendet nën ritmet e Deejay Time; Albertino, Fargetta, Molella & Prezioso, Fred De Palma, Big Cruz, Dexter, si dhe Elvana Gjata, Yll Limani, Ledri Vula, Capital T dhe Adam Reeves.
Në ditën e tretë, bëhuni gati për Hugel, Draxx, Andre Soueid, Abel, V.V, Destro dhe Ad Disha.
Mos e humbisni, blini biletën tani, e cila do të jetë e vlefshme për të treja ditët e eventit. Për më shumë informacione klikoni në kuadr.com/event/eagle-beat-festival-2025/
Top Channel