“Nesër të mendojmë vetëm për tre pikët”, Gjimshiti: Me Samardziçin kam folur, por nuk do e tregoj për çfarë

06/06/2025 19:00

Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, kërkon tre pikët në ndeshjen me Serbinë, duke bërë thirrje dhe shokëve të tij që ta lënë mënjanë anën emocionale dhe të përqendrohen vetëm te fitorja në fushë.

“Normalisht që ka disa gjëra emocionale që mund të ndjekin disa lojtarë, por nesër duhet të fokusohemi te futbolli. Duhet të vendosim fokusin te vetja jonë. Nesër duhet të mendojmë vetëm për ndeshjen dhe tre pikët.

Mesazhi që mund të japim është paraqitja jonë në fushë. Të japim gjithçka në fushë. Edhe tifozët do duartrokasin çfarëdo të ndodhë. Kemi pasur shumë kohë ta studiojmë mirë kundërshtarin dhe të bëjmë gati lojën tonë. Besoj se jemi të përgatitur.

Samardziçin e kam në stërvitje çdo ditë. Nuk do e tregoj këtu çfarë kemi folur. Por i gjithë ekipi i Serbisë ka shumë lojtarë të fortë. Duhet të përqendrohemi te i gjithë ekipi nesër, jo te lojtarë tek e tek.

Nuk kam ardhur këtu të përgjigjem për jetën time private. Jam këtu vetëm për futboll. Nesër do luajmë futboll, jo jeta personale e Gjimshitit. Kështu që e lëmë vetëm për futboll”, tha ndër të tjera Gjimshiti.

Top Channel