Sulmuan një kishë ortodokse me armë dhe vranë nëntë persona, Jordania dënon me vdekje tre autorët Kancelari gjerman Friedrich Merz udhëton drejt Washingtonit për një takim me Donald Trumpin, që ekspertët e përshkruajnë si “të të papranueshëm”.
Kjo përballje vjen në një kohë kur në Gjermani, entuziasmi për miken e madhe, SHBA-në, ka rënë. Deklaratat e Trumpit e kanë lëkundur ndjenjën e sigurisë që gjermanët kishin tek Shtetet e Bashkuara. Pohimet e tij mbi konfliktin në Ukrainë, kërcënimet vazhdueshme ndaj BE me tarifat ndëshkuese i sjellin shumë shqetësime Brukselit dhe qeverisë gjermane.
Një transatlantik i bindur si Merz shkon në SHBA pikërisht në kohë të tilla të trazuara, kur në media flitet deri edhe për fundin e marrëdhënieve në të dy anët e Atlantikut. Për Merzin, kjo është vizita e parë si kancelar në Amerikë. Analistët kujtojnë se pavarësisht deklaratave të ashpra të Trumpit ndaj Europës, kjo e fundit ka nevojë për Washingtonin, sidomos për çështjet e sigurisë.
Megjithatë kancelari gjerman ka bërë të qartë, se e ka në fokus pavarësinë e kontinentit të vjetër e Gjermanisë nga SHBA. Deklarata e tij pas fitores në zgjedhje bëri bujë, kur tha, se pavarësimi nga SHBA do të jetë “prioritet absolut” i tij po ashtu edhe forcimi i Europës.
Tre tema ka të ngjarë të dominojnë këtë vizitë: Mosmarrëveshja mbi tarifat që kërcënon të vendosë shefi i Shtëpisë së Bardhë, lufta ruse kundër Ukrainës dhe diskutimi lidhur me shpenzimet e NATO-s.
Top Channel