Merz në SHBA për takim me Trump, ekspertët: Nuk e dimë çfarë do të ndodhë!

05/06/2025 15:14

Kancelari gjerman Friedrich Merz udhëton drejt Washingtonit për një takim me Donald Trumpin, që ekspertët e përshkruajnë si “të të papranueshëm”.

Kjo përballje vjen në një kohë kur në Gjermani, entuziasmi për miken e madhe, SHBA-në, ka rënë. Deklaratat e Trumpit e kanë lëkundur ndjenjën e sigurisë që gjermanët kishin tek Shtetet e Bashkuara. Pohimet e tij mbi konfliktin në Ukrainë, kërcënimet vazhdueshme ndaj BE me tarifat ndëshkuese i sjellin shumë shqetësime Brukselit dhe qeverisë gjermane.

Një transatlantik i bindur si Merz shkon në SHBA pikërisht në kohë të tilla të trazuara, kur në media flitet deri edhe për fundin e marrëdhënieve në të dy anët e Atlantikut. Për Merzin, kjo është vizita e parë si kancelar në Amerikë. Analistët kujtojnë se pavarësisht deklaratave të ashpra të Trumpit ndaj Europës, kjo e fundit ka nevojë për Washingtonin, sidomos për çështjet e sigurisë.

Megjithatë kancelari gjerman ka bërë të qartë, se e ka në fokus pavarësinë e kontinentit të vjetër e Gjermanisë nga SHBA. Deklarata e tij pas fitores në zgjedhje bëri bujë, kur tha, se pavarësimi nga SHBA do të jetë “prioritet absolut” i tij po ashtu edhe forcimi i Europës.

Tre tema ka të ngjarë të dominojnë këtë vizitë: Mosmarrëveshja mbi tarifat që kërcënon të vendosë shefi i Shtëpisë së Bardhë, lufta ruse kundër Ukrainës dhe diskutimi  lidhur me shpenzimet e NATO-s.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel