
06/06 23:00
Presidenti amerikan, Donald Trump thotë se ‘është një nder për SHBA që ka studentët ndërkombëtarë kinezë’, pavarësisht njoftimit për heqjen e vizave.
“Studentët kinezë po vijnë. S’ka asnjë problem. Është nder për ne që i kemi. Sinqerisht, duam të kemi studentë të huaj, por duam që ata të kontrollohen.” u shpreh republikani kur u pyet nëse po lejon student kinezë të hyjnë në SHBA.
Deklarata e Trump vjen vetëm disa ditë pasi sekretari i shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, njoftoi se SHBA-të do të revokojnë “në mënyrë agresive” vizat e studentëve kinezë që studiojnë në universitetet amerikane.
Po ashtu kujtojmë se pak orë më parë Trump telefonoi homologun e tij të Kinës, Xi Jinping.
Top Channel