
Kuvendi i Kosovës të enjten u mblodh për të 27-tën herë në tentativë për t’u konstituar. Edhe kjo seancë u u ndërpre duke vazhduar saga e dështimeve për nisjen e punës së legjislaturës së re.
Duke predikuar një dështim të radhës, avokati Arianit Koci doli para hyrjes së Kuvendit të Kosovës me qëllim për të mbyllur derën si shenjë proteste për stërzgjatjen e procesit të konstituimit. Para fillimit të seëncës, Koci u kujdes të paralajmëronte deputetët për veprimet e tij protestuese, duke kërkuar njëkohësisht edhe arritjen e një marrëveshjeje politike mes partive. Koci po ashtu kërkonte edhe llogari për vonesat e deputetëve të cilët patën pakënaqësi me veprimet e avokatit.
Në momentin kur nisi seanca dhe deputetët hynë brenda sallës së seancave plenare, avokati Arianit Koci mbylli me shirit të kuq derën e objektit të Kuvendit të Kosovës. Ai para mediave shpërfaqi pakënaqësitë me moskonstituimin e institucioneve.
Ashtu siç parashihej, në mungesë kuorumi për vendimmarrje për formimin e komisionit zgjedhor për votimin e fshehtë, seanca u ndërpre e do të vazhdojë më 7 qershor, një ditë pas Festës së Kurban Bajrami. Pas dështimit, deputetët e partive akuzuan njëri tjetrin për bllokadë. Seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës ka nisur më 15 prill.
Top Channel