Avioni bën ulje emergjente në Gjermani për shkak të turbulencave, 9 të lënduar

05/06/2025 16:26

Një fluturim i Ryanair me destinacion Milanon u detyrua të bënte një ulje emergjente në Gjermani.

Kjo sipas mediave të huaja, ndodhi për shkak të turbulencave të forta nga një stuhi e fortë të mërkurën vonë.

Si pasojë, sipas policisë, nëntë pasagjerë kanë mbetur të lënduar.

Sipas një deklarate nga policia në Bavari, kushtet e motit e shtynë pilotin të fillonte një ulje emergjente në Memmingen, rreth 70 milje (113 km) në perëndim të Mynihut.

Ndërsa aeroplani u ul në mënyrë të sigurt, nëntë persona midis moshës dy dhe 59 vjeç u lënduan në turbulencën ajrore, tha policia.

Një grua pësoi një dëmtim në kokë, fëmija i saj dyvjeçar pësoi mavijosje dhe një grua tjetër 59-vjeçare u ankua për dhimbje shpine, ku të tre morën trajtim spitalor.

Linja ajrore ka organizuar një transferim me autobus për në Milano sepse autoritetet lokale të aviacionit nuk lejuan fluturimet e ardhshme nga Memmingen, tha policia.

Top Channel