
Këngëtarja britanike Jessie J ka bërë publike lajmin e vështirë se është diagnostikuar me kancer të gjirit në fazat e hershme.
Në një video emocionale të postuar në rrjetet sociale, ajo tregoi se ka zbuluar sëmundjen pak para publikimit të këngës së saj të re “No Secrets”, duke siguruar fansat se po trajtohet dhe do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale më pas nga performanca e saj në Summertime Ball në Londër, më 15 qershor.
Jessie J, 37 vjeçe, u shpreh hapur se kanceri është “i tmerrshëm në çdo formë”, por ajo po e përballon situatën me kurajë dhe sinqeritet, duke ndarë gjithmonë eksperiencat e saj me ndjekësit e saj. Kënga “No Secrets” shënon rikthimin e saj pas një pauze katërvjeçare, gjatë së cilës lindi djali i saj Sky.
Këngëtarja tha se ka kaluar shumë teste mjekësore dhe se mezi pret t’i kthehet skenës dhe muzikës pas operacionit. Ajo shprehu mirënjohje për mbështetjen që ka marrë dhe theksoi rëndësinë e ndarjes së historive personale për t’u ndihmuar të tjerëve që kalojnë situata të ngjashme.
Jessie J premtoi se do të kthehet më e fortë dhe me muzikë të re, ndërsa do të marrë një kohë pushimi të shkurtër për trajtimin. Me sinqeritet dhe humor, ajo ndau mesazhin e saj duke inkurajuar fansat të jenë të hapur për sfidat e jetës.
Top Channel