
Në të dy vendet si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, politikanët kanë përdorur një gjuhë të ashpër, kërcënuese ndaj gazetarëve gjë e cila është pjesë e raportit të “Reporterëve pa Kufij”.
‘Qoftë përmes gjuhës linçuese qoftë përmes gjuhës kërcënuese qoftë edhe përmes gjuhës degraduese kundrejt gazetarëve’ u shpreh Burim Zariqi, gazetar.
‘Kemi parë zyrtarë të lartë që kanë bullizuar gazetarin përse sepse ka bërë një pyetje por nga ana tjetër për fat të keq ne nuk kemi parë gazetarë që të bëhen bashkë dhe të bojkotojnë’ u shpreh Anila Hoxha, gazetare
‘Albin Kurti qasjen ndaj mediave e ka pak a shumë si të Vuçiçit pas a shumë si të Putinit, pra është absolutisht i paprecedentë ndikimi negativ në shoqërinë kosovare i Albinit’ u shpreh Berat Buzhala, gazetar.
Në Shqipëri, gazetarët nuk u lejuan që të ndjekin aktivitetet e politikanëve gjatë fushatës elektorale. Kjo është kthyer në normë prej disa fushatash tashmë. Ata u detyruan të punojnë mbi materialet e gatshme që ju serviren nga partitë politike dhe kandidatët. Për këtë arsye, të gjitha mediat ofronin thuajse të njëjtat lajme për subjektet gjatë garës elektorale.
‘Në përgjithësi tendenca për një sjellje arrogante i ka takuar mazhorancës por së fundmi me shqetësim kemi vërejtur tendenca shumë të forta intimiduese nga eksponentë të PD. Gazetarët kanë filluar të intimidohen edhe për sigurinë e tyre’ u shpreh gazetarja, Eksiona Konomi.
Kultura e mungesës së llogari-dhënies para medias, por vendosja e axhendës nga vet politikani ka bërë që të mos zhvillohen konferenca për shtyp të mirëfillta me gazetarët.
‘Sot është bërë hera e 19 kur ekipet, gazetarët në përgjithësi nuk kanë marrë përgjigje nga kryeministri në detyrë Albin Kurti për pyetjet që janë më aktuale në skenën politike’ u shpreh gazetarja, Qëndresa Tërshani.
‘Kurti ka zgjedhur të mos mbajë konferenca, përveç kësaj të mos përgjigjet as në pyetjet e gazetarëve kur ai është në një ngjarje protokollare ku gazetarët shkojnë për ta përcjellur dhe interesimi është për pyetje për temat përkatëse’ u shpreh Burim Zariqi, gazetar.
Top Channel