
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Arbër Hoxha, foli në konferencën për shtyp sa i përket sfidës mes Shqipërisë dhe Serbisë, që do të luhet të shtunën e 7 qershorit në “Arenën Kombëtare”.
Sulmuesi kuqezi tha se lojtarët do të tregohen profesionistë në këtë takim dhe se gjithashtu u shpreh se do të ishte i gatshëm t’i sakrifikonte pikët me Letoninë, vetëm për të mundur Serbinë.
“Po, do jetë një ndeshje e vështirë. Kundërshtari ka shumë cilësi dhe do japim maksimumin. Shpresojmë dhe besojmë që do e fitojmë ndeshjen.
Ne jemi profesionist dhe do bëjmë tonën vetëm në fushë. Është një ndeshje emocionale, nuk diskutohet, por ne jemi profesionist dhe do të bëjmë më të mirën në fushë.
Kjo ndeshje është e vështirë dhe besoj që vendos një vend për kualifikueset e Botërorit. Shpresoj që do e fitojmë ndeshjen dhe të arrijmë në Botëror.
Konkurrenca të bën më të fortë. Ne jemi këtu në Kombëtare. Sa minuta që kemi do bëjmë më të mirën.
Unaza në gisht? Jam vetëm i fejuar, por shumë shpejt do jem i martuar (qesh).
Edhe Hysaj tregon për historinë atje. Por ne duhet të futemi brenda vijave dhe të bëjmë më të mirën për të fituar ndeshjen.
Fitore me Serbinë dhe humbje me Letonin? Po, do e pranoja”, u shpreh Arbër Hoxha.
Top Channel