Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz planifikojnë të kenë fëmijë, marrëdhënia me familjen e tij në një pikë kritike

04/06/2025 10:03

Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz kanë shprehur dëshirën e tyre për të krijuar një familje, ndërsa thashethemet për tensione me prindërit e tij, David dhe Victoria Beckham, vazhdojnë.

Në një video të publikuar nga revista Glamour, çifti foli për të ardhmen e tyre së bashku, me djalin e parë të Beckham-ave që deklaron se dëshiron të ketë fëmijë, ndërsa e përshkruan gruan e tij si një “nënë të ardhshme të mrekullueshme”.

Gjatë intervistës, Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz lanë të kuptohej se ka tensione në marrëdhënien e tyre me familjen e tij, ndërsa theksuan se sa të etur janë për të krijuar një familje. Brooklyn, duke parë gruan e tij, tha: “E shoh me fëmijët tanë “, ndërsa Nicola shtoi: “E shoh ate si babanë e ardhshëm të fëmijëve të mi”.

Duke iu referuar marrëdhënies së tyre katërvjeçare, Beckham vlerësoi anën e dashur të Peltz, duke thënë: “Ne kemi katër qen dhe mënyra se si ajo kujdeset për ta më tregon se do të jetë nëna më e mrekullueshme.” Nga ana e saj, aktorja komentoi: Më pëlqen kur më thoni të ndjek zemrën dhe instinktet e mia. Instinkti është zëri që duhet ta dëgjojmë.

Thashethemet për një përçarje me prindërit e Brooklyn Beckham janë intensifikuar, me gruan e tij që përmendet si arsyeja kryesore për largimin e tij nga familja dikur e lidhur ngushtë. Edhe pse Brooklyn mori pjesë në festën e 50-vjetorit të nënës së tij, as ai dhe as Nicola Peltz nuk u shfaqën në festën e saj të fundit të 51-vjetorit.

Interpretimi i numrit “23” në sipërmarrjen e tij të re të biznesit me “Cloud 23” shkaktoi gjithashtu një sensacion. Edhe pse përfaqësuesi i tij kishte zbuluar se ky është një homazh për babain e tij, i cili mbante numrin 23 kur luante për Real Madridin dhe LA Galaxy, Brooklyn në intervistën e re thjesht deklaroi se “23 është data e fejesës sonë dhe mosha që isha në atë kohë”, duke shmangur çdo referencë për babain e tij.

Në të njëjtën intervistë me “Glamour Germany”, e cila u zhvillua në prill, çifti foli edhe për ndërhyrjet e palëve të treta në marrëdhënien e tyre dhe mënyrat se si e mbrojnë lidhjen e tyre nga publiciteti. ” Ne e injorojmë zhurmën. Ne e mbajmë kokën ulur, punojmë shumë, jemi të sjellshëm. Njerëzit gjithmonë do të komentojnë. Ajo që ka rëndësi është që jemi të lumtur së bashku”, tha Brooklyn.

Në të njëjtën kohë, u bë e ditur se Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz iu drejtuan avokatit që përfaqëson Princin Harry dhe Meghan Markle, për të menaxhuar efektet në imazhin e tyre nga përçarja në rritje me familjen Beckham. Sipas “Daily Mail”, çifti tani po punon me avokaten e njohur Jenny Afia, e cila është e specializuar në menaxhimin e reputacionit dhe punon në firmën ligjore Schillings.

Top Channel