
Sali Berisha, bashkë me anëtarë të Partisë Demokratike zhvilloi një takim ditën e djeshme me z. Rihards Kols, anëtar i Parlamentit Europian nga Grupi ECR dhe pjesë e Komisionit të Punëve të Jashtme.
Berisha është shprehur gjatë takimit për atë që e quan “farsë elektorale” për zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri.
“Zgjedhjet e 11 majit nuk ishin vetëm një shkelje e thellë e parimeve demokratike dhe Kodit Zgjedhor, por një farsë e plotë elektorale, e zhvilluar nën kushte terrori politik, keqpërdorimi të institucioneve dhe ndërhyrjeje kriminale”-është shprehur Berisha.
Eurodeputeti Rihards Kols u shpreh i mirëinformuar për zhvillimet në Shqipëri dhe shfaqi interes përndjekjen e problematikës të cilat kapërcejnë kufijtë e Shqipërisë, si nëpërmjet pyetjeve për Komisioneret e KE ashtu edhe ngritjes së një misioni faktmbledhës (fact-finding mission) në Shqipëri për të vlerësuar drejtpërdrejt situatën në Shqipëri.
Sipas Berishës, ‘rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian nuk mund të ecë përpara pa rikthimin e standardeve demokratike, garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, dhe ndarjen e pushteteve si themel i një sistemi funksional demokratik’.
Top Channel