Goditja e grupit kriminal të trafikut të kokainës, SPAK njoftim zyrtar: Sekuestrohen mbi 12 mln euro dhe 89 automjete, lëshohen 11 urdhër-arreste
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e së hënës në një lokal në zonën e Laçit.
Ka qenë pronari i lokalit, i cili ka denoncuar në polici se rreth orës 20:30 ka konstatuar të dëmtuar, dyshohet me armë zjarri, vetratën e dritares së lokalit të tij.
Policia deklaron sot se po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ndërsa deru më tani nuk ka autor.
“Kurbin/Më datë 02.06.2025, rreth orës 20:30, shtetasi M. P. ka njoftuar Policinë se ka konstatuar të dëmtuar, dyshohet me armë zjarri, vetratën e dritares së lokalit të tij, në lagjen nr. 3, Laç.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve”-njofton policia.
Top Channel