Pyetet nga gazetari për politikat e Trump, Musk “humb durimin” gjatë intervistës: Është e pavërtetë që…

03/06/2025 12:59

12 mijë fermerë nga rajoni i Korçës kanë aplikuar për të përfituar nga skemat mbështetëse të bujqësisë.

 

Miliarderi Elon Musk u acarua gjatë një interviste dhënë rrjetit amerikan CBS, kur u pyet nga gazetari lidhur me njërën prej politikave më të diskutueshme të presidentit amerikan Donald Trump.

David Pogue i CBS fillimisht e pyeti Musk nëse bizneset e tij ishin prekur nga tarifat e presidentit Donald Trump, dhe më pas e pyeti Musk-un e lindur në Afrikën e Jugut nëse ai mbështeste përpjekjet e Trump për të ndaluar studentët e huaj.

“Po. Dua të them, mendoj se është më mirë të qëndrojmë tek tema e ditës, të themi anijet hapësinore, ndryshe nga politika presidenciale”, u përgjigj Musk.

Më tej sakaq, ai u ankua se DOGE u fajësua për çdo gjë që po bënte administrata Trump.

“Mendoj se është pak e padrejtë, sepse DOGE u kthye në imazhin e kamxhikut për gjithçka. Pra, nëse do të kishte ndonjë shkurtim, real apo të imagjinuar, të gjithë do të fajësonin këtë departament. Kam njohur njerëz që mendonin se DOGE do t’i ndalonin ata të marrin çekun e Sigurimeve Shoqërore, gjë që është krejtësisht e pavërtetë”, shtoi Musk.

Miliarderi, i cili dhuroi 288 milionë dollarë për të ndihmuar në zgjedhjen e Trump në 2024, u shpreh se mbetet parimisht mbështetës i idesë së një qeverie të vogël.

Elon Musk u largua disa ditë më parë nga roli i tij qeveritar si këshilltar i lartë i Trump, pasi udhëhoqi përpjekjet për të reduktuar dhe reformuar burokracinë federale.

Largimi i tij shënoi fundin e një kapitulli që përfshiu mijëra largime nga puna, mbyllje agjencish qeveritare dhe një sërë padish.

Top Channel