Nga Shqipëria ‘bosët’ e drogës drejtonin bandat në disa shtete, Kraja pas operacionit: Problematikë e madhe që shqiptarët…

03/06/2025 12:47

Prokurori Arben Kraja ka dhënë detaje nga operacioni antidrogë dhe shkatërrimi i grupit kriminal shqiptar me ndihmë të autoriteteve finlandeze.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, në lidhje me këtë grup që drejtohej ‘bosët’ shqiptarë dhe jepin ‘direktiva’ nga Shqipëria në disa shtete, si Finlandë dhe Spanjë, ai tha: Hetimi në vend nisi pas informacionit nga autoriteteve finlandeze. Nga ky hetim kemi konstatuar disa problematika që lidhen me shtrirje dhe shpërndarje e aktivitet kriminal të shqiptarëve jashtë vendit. Ky aktivitet e bën të domosdoshme një qasje të SPAK shumë proaktive.

Ndërkohë janë lëshuar 11 urdhërarreste, 9 prej të cilave janë zbatuar, ende në kërkim 2 persona.

 

Top Channel