Dita e Republikës italiane festohet edhe në Vlorë! Koncert me grupin e njohur “Neri per Caso”

03/06/2025 16:23

Një mbrëmje plot muzikë dhe miqësi mes dy vendeve u zhvillua në sheshin “Lungomare”, ku qytetarë të shumtë ndoqën koncertin festiv të grupit të njohur italian “Neri Per Caso”, fitues i Sanremos në vitin 1995 në kategorinë “Të Rinjtë”.

Grupi krijoi një atmosferë të veçantë me hitet më të dashura të muzikës italiane.

Aktivitetin e nderuan personalitete brenda dhe jashtë vendit duke dëshmuar edhe një herë lidhjen e fortë kulturore mes Shqipërisë dhe Italisë.

“Sot është një ditë e rëndësishme e Republikës së Italisë. Në vitin 1946 paqja dhe respekti ishin gjëja më e rëndësishme sikurse është në këtë moment. Në bashkëpunim me ministrin e kulturës dhe inovacionit shqiptar kemi sjelle në Shqipëri në Vlorë edhe javën e kulturës italiane”, u shpreh konsulli i Italisë, Achille Provenzano.

Për këngëtarët italianë Vlora ishte një surprizë e paharrueshme, ndërsa thonë do të kthehen edhe për pushime.

Kemi ardhur dje për dy ditë dhe më pas do të nisemi në Itali. Ndihemi si në shtëpinë tonë, si në Itali është thuajse e ngjashme. Ka shumë italianë në qytetin tuaj, pasi jemi fqinj dhe jemi si në shtëpinë tonë”, tha këngëtari italian Massimo De Vitiis.

“Vlora është e shkëlqyer, impresionuese, me një Lungomare të mrekullueshme. Ne do të vijmë për pushime këtu në Shqipëri, faleminderit Vlora”, tha këngëtari Mimi Caravano.

Top Channel