Banda që kishte “pushtuar” Finlandën ! 55 arrestime nga SPAK dhe finlandezët, rrjeti drejtohej nga Shqipëria

03/06/2025 10:47

Në operacion për kapjen e krerëve të këtyre grupeve kriminale u përfshinë edhe përfaqësues nga policia finlandeze.

Hetimi kishte nisur dy vite më parë, kur në Finlandë u arrestuan 55 persona, mes tyre 10 shqiptarë, por edhe finlandezë, polakë, rumunë, aziatikë dhe afrikanë, të cilët shpërndanin drogë në Finlandë.

Në këtë operacion u sekuestruan rreth 300 kg drogë të llojeve të ndryshme, si amfetaminë, kokainë dhe marihuanë.

Dy prej grupeve kriminale merreshin me organizimin e trafikimit të drogës në Finlandë.

Një grup merrej me sigurimin e drogës narkotike sintetike në Holandë dhe transportin e saj në Finlandë.

Ndërsa tjetri me sigurimin e drogës, kryesisht marihuanës, nga Spanja drejt Finlandës.

Krerët e këtyre grupeve ndodheshin në Shqipëri,

kryesisht në Vlorë, Berat dhe Kuçovë, dhe e drejtonin rrjetin e trafikut dhe shitjes së drogës duke komunikuar në platformat WhatsApp, Signal dhe Telegram.

Në këtë operacion, policia sekuestroi celularë, makina, si dhe një sasi dokumentesh në gjuhën finlandeze, që pritet t’i shërbejnë hetimit.

Top Channel