
Prej disa kohësh i fjetur, vullkani në malin Etna në Siçili u riaktivizua papritur duke lëshuar një shtëllungë të madhe tymi dhe hi në qiellin mbi ishullin italian.
Pamjet e shpërndara në mediat sociale treguan turistët që vraponin për të shpëtuar teksa ndodheshin poshtë shpatit të malit të vullkanit më të madh të Europës.
Instituti Kombëtar italian i Gjeofizikës dhe Vullkaneve njoftoi se Etna kishte pasur disa shpërthime të njëpasnjeshme, dhe dhe se intensiteti i tyre po rritej. Pak përpara kësaj, ishin regjistruar dridhje vullkanike të cilat kishin nisur që mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:00 dhe mbërritën kulmin mëngjesin e sotem.
Qendra e specializuar në Tuluzë, një nga nëntë të tillat në të gjithë botën për monitorimin e rreziqeve për aviacionin, paralajmëroi se një re hiri vullkanik kishte arritur një lartësi prej rreth 6,400 metrash. Pilotët janë këshilluar të kenë kujdes nga rreziku i mundshëm teksa fluturojnë përmes hirit vullkanik, i cili është i fortë dhe me efekt gërryes.
Ai mund të dëmtojë helikat dhe turbokompresorin e avionit si dhe të gërvishtë dritaret e kabinës së pilotit, duke penguar pamjen. Shpërthimet e mëparshme të Etnas kanë bërë që avionët të mos fluturojnë dot për ditë të tëra. Vullkani në malin Etna është nga më aktivët në botë dhe shpërthimet e tij nuk janë të rralla.
Faqja e internetit Volcano Discovery raportoi në fillim të majit se Etna pati disa fazash shpërthimesh gjatë dy muajve të mëparshëm.
Video shows Mount Etna erupting in Italy. As 1 of Earth’s active volcanoes, it displays nature’s power & beauty with molten lava, ash plumes, & seismic activity, revealing forces shaping our planet. A global spectacle pic.twitter.com/SSWENBB0An
— BreakinNewz (@BreakinNewz01) June 2, 2025
Top Channel