
05/06 23:46
Dy burra skocezë me lidhje me një bandë kriminale me bazë në Glasgow janë qëlluar për vdekje në një bar në Spanjë.
BBC Scotland zbulon se ata janë Eddie Lyons Jnr dhe Ross Monaghan, i cili më parë ishte liruar nga akuzat për një vrasje mes bandave.
Të dy vdiqën kur një person i maskuar hapi zjarr në Monaghans Bar në Fuengirola në Andaluzi të shtunën në mbrëmje, shkruajnë mediat e huaja.
Media lokale raportoi se sulmi ndodhi menjëherë pas orës 23:00 kur një makinë u ndal jashtë barit të mbushur me njerëz.
Personi i armatosur më pas iku me të njëjtin automjet.
Top Channel