Mbi 1.000 km katrorë të pushtuara nga rusët në Ukrainë në pranverë

02/06/2025 13:43

Trupat ruse në Ukrainë përshpejtuan përparimin e tyre në pranverë pasi u ngadalësuan gjatë dimrit, sipas një analize nga Agence France-Presse të të dhënave nga Instituti Amerikan për Studimin e Luftës (ISW).

Ushtria ruse pushtoi 507 kilometra katrorë (km2) në maj 2025, pas 379 km2 në prill dhe 240 km2 në mars. Që në pranverën e vitit 2024, ajo kishte përshpejtuar përparimin e saj, duke zënë 449 km2 në maj, pas 111 km2 në prill dhe 50 km2 në mars.

Në maj të vitit 2025, avancimi rus ishte ende i përqendruar në rajonin e Donetskut, ku zuri pothuajse 400 km2. Sa i përket ukrainasve, ata nuk rimorën asnjë territor muajin e kaluar. Më gjerësisht, 12 muajt e fundit janë shënuar nga përparimi i ushtrisë ruse në Ukrainë, ndërsa ukrainasit nuk kanë arritur të rifitojnë terren. Kështu, nga qershori 2024 deri në maj 2025, rusët pushtuan gjithsej 5,107 km2, kur forcat ukrainase rimorën vetëm 85 km2. Megjithatë, fitimet ruse përfaqësojnë më pak se 1% të territorit ukrainas të paraluftës, duke përfshirë Krimenë dhe Donbasin. Në fund të majit, Rusia ushtroi kontroll të plotë ose të pjesshëm mbi pothuajse 19% të territorit të Ukrainës.

Top Channel