Historia e Fladorentit që përfundon maturën por nuk ndjek dot një universitet, arsimimin ia vështirëson edhe shteti

02/06/2025 15:53

Maturantët këto ditë janë më ethet e provimeve të maturës shtetërore pasi rezultatet e tyre përcaktojnë degën për studimet e larta.

Një prej tyre është edhe Fladorenti i cili ka një çrregullim të spektrit të autizmit dhe ia ka dalë të përfundojë gjimnazin, por rrugës dijes për të ndërpritet këtu pasi Ministria e Arsimit nuk krijon asnjë lehtësi për këta persona.

“Jam maturant në shkollën Kristofor Kristoforidhi”, tha Fladorent Kofsha.

E ëma shprehet e shqetësuar pasi ndihen të përjashtuar si nga arsimi i lartë edhe nga punësimi.

“Na thonë nuk ka kritere për këta, duhet të konkurrojë si gjithë të tjerët. Më kërkon punë. Po unë nuk kam asnjë mbështetje”, u shpreh mamaja e Fladorentit.

Mbështetjen nuk e ka ndierë as kur Fladorenti ishte i vogël e duhej të bënte terapi, sa Donika u bë vetë një terapiste e të birit e ia doli edhe ta arsimonte

“Por të përballesh me këtë çrregullim në Shqipëri ,është disa fish e vështirë. Donika  nuk kërkova punë asnjëherë, burri u kthye nga Greqia”, tha Donika Kofsha.

Si nënë i bën thirrje prindërve që e hasin një problem të tillë në jetë.

“Pranojini fëmijët, se ka shumë familje nuk i pranojnë”, tha ajo.

Top Channel